Gjyqtare Klejda Çapja jo në funksion të drejtësisë por në “përkrahje të krimit”/ Ja si mbrojti falsifikatorët në Lushnje

Në SPAK është dërguar dhe një tjetër rrjet gjyqtarësh të dyshuar për Korrupsion të cilët janë:

Klejda Çapja me detyrë funksionale Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe gjyqtare Arjeta Lika me detyrë Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje janë kallzuar në “SPAK”, për  vepërat  penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal,  vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e funksionarit të lartë gjyqësor.

Shkak i kallëzimit është bërë një rast gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje ku dyshohet se shtetasja Klejda Çapja, ka kryer veprime kriminale nëpërmjet bashkëjetuesit të saj ku janë mbledhur dhe një seri provash të cilat i janë kundrejtuar “SPAK”.

Kallëzimi është bërë nga shtetasja A.Ç me banim në qytetin e Lushnjes  e cila akuzon është e dëmtuar dhe diskriminuar nga një seri veprimesh kriminale të gjyqtarëve të ndryshëm të cilët i ka kallzuar penalisht për veprime korruptive në bashkpunim me shoqërinë ZDRAVO sh.p.k.

Shoqërinë ZDRAVO sh.p.k ka përvetësuar një prone në qytetin e Lushnjes me dokumenta të falsifikuara e cila është e provuar me vendim penal të formës së prerë.  

Prona është marë nëpërmje dy kontratave noteriale të të falsifikuara të cilat kanë të dhënat e mëposhtme:

  1. Kontrata noteriale Nr. 4921 Rep., Nr. 964 Kol., dt. 30.06.2007, para noteres M.Sadushi me zyrë noterie në Tiranë, lidhur mes 32 bashkëpronarëve –shitës dhe dy-blerës;
  2. Kontrata Nr. 4928 Rep., Nr. 1001 Kol., dt. 01.07.2007, para noteres M.Sadushi me zyrë noterie në Tiranë, lidhur mes 31 bashkëpronarëve shitës dhe dy-blerës.

Nga ana e shtetases A.C është bërë kallëzim pasi kontratat e mësipërme janë konsideruar si të falsifikuara dhe pas një hetimi të gjatë të proçedimit  nga ana e penal Nr. 211, të vitit 2015 është kërkuar pushim i proçedimit penal pasi vepra penale është kryer por është parashkruar për tu ndjekur penalisht.

Në lidhje me procedimin penal Nr. 211, të vitit 2015 me vendimin Nr. 441 (2633) , datë 11.12.2019 Gjykata e Rrethit Gjyqëosr Lushnej ka vendosur :

  • Pushimin e procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqëosr Lushnje me Nr. 221/2016 Procedimi ( pa autor të identifikuar), për veprën penale “Falsifikimi I dokumentave’, parashikuar nga Nemni 196 I K.Penal, për shkak së “ fakti I kallëzuar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale dhe njëkohësisht për shkak të kalimit të afateve të parashkrimit”.
  • Bazuar në nenin 391 të K.Pr.Penale, deklarimin të falsitetit të kontratës noteriale të shitjes me Nr. 4921 Rep., Nr. 964 Kol,. Datë 30.06.2007; Kontratës Kontrata Nr. 4928 Rep., Nr. 1001 Kol., dt. 01.07.2007, si dhe dokumentev vërtetim hipotekor lëshuar nga ZVRPP Lushnje datat 02.04.2014 dhe 23.11.2015 dhe njëkohësisht fshirjen e regjistrimit të bashkëpronësisë së shtetasve Kalem Çela  dhe  Ramadan Baballëku , në pasurinë me numër 2/57, ZK.8571, regjistruar në mënyrë të paligjshme vetëm në pronësi të tyre duke u kthyer pronësia në gjëndjne e mëparëshme.
  • Një kopje e kësaj kërkese ti dërgohet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnje ( ish ZVRPP Lushnje).

Ky vendim është ankimuar dhe Gjykata e Apelit Vlorë , me vendimin nr. 275, datë 30.10.2020 ka vendosur :Lënien në fuqi të vendimit Nr. 441 (2633), datë 11.12.2019 të Gjykatë ssë Rrethit Gjyqësor Lushnje.

Duke qenë se është provuar, se shoqëria ZDRAVO Sh.p.k është bërë pronare me dokumenta të falsifikuara, pas një kalvari të gjatë gjyqesh, korrupsioni dhe palgjshmërie shtetasja, A.Ç mendoj se e kishte zgjidhur problemin e sajë dhe i drejtohet  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje me kërkesë për të siguruar pronën e sajë të marë me dokumenta false,  nëpërmjet një padie ku kërkon dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Zyra vendore Lushnje, të mos kryejë asnjë veprim tjetërsimi në lidhje me pronat  sipas lejes së ndërtimit nr.29, datë 21.12.2010 në emër të shoqërisë ZDRAVO sh.p.k., deri sa vendimi të marë formë të prerë.

Në këtë gjykim është komanduar Gjyqtare Klejda Çapja, me detyrë funksionale Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, gjyqtare e komanduar nga Qyteti i Beratit. E cila vendosi rrëzimin e kërkesës për sigurimin e padisë.

Është absurde se si Gjyqtare Klejda Çapja, me detyrë funksionale Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat vendos rrëzimin e sigurimit të padisë ku vërtetohet plotësishtë se me vendimin Nr. 441 (2633) , datë 11.12.2019dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqëosr Lushnje lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë , me vendimin nr. 275, datë 30.10.2020. është konstatuar falsifikimi dhe vërtetuar plotësisht vjedhja e pronës së shtetases A. Çela.

Pra vërtetohet plotësisht se Gjyqtare Klejda Çapja i ka dhënë të drejtë falsifikatorëve duke dëmtuar viktimën që ka rreth 10 vjet që sorollatet nëpër gjykata.

Shtetasja Çela ka indice dhe prova se veprimi kriminal, është kryer nga ana e bashkëjetuesit të gjyqtares Klejda Çapja, i cili është një biznesmen nga qyteti i Lushnjes dhe ka njohje me përfaqësues të shoqërisë Zdravo dhe për këtë fakt ka depozituar në “SPAK” kallzim penal për  vepërat  penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal.

Për këtë fakt kriminal shtetasja A.Ç ka bërë këtë kallzim penal drejtuar Prokurorisë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi fakti i mësipërm i provuar është vepër penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal.

Si është e mundur thotë ajo që përkrahen hajdutët nga gjykata, nuk ka moral që ti përkrahin dhe jo më të këtë ligj, për këtë arsye mua po ma vjedh pronën gjykata në bashkëpunim me hajdutin.  

Në veprime kriminale është përfshirë dhe një tjetër gjyqtare, e quajtur Arjeta Lika, me detyrë Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, e cila ka favorizuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Gjyqtare Klejda Çapja për të cilën do tju shkruajmë në  vijim.

Përveç kallzimit në SPAK shtetasja A.Ç i është drejtuar me ankime dhe shumë institucioneve të ndryshme si:

Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi, me seli qendrore ne adresen: Rr: Sami Frasheri, Nr 10, Kati II, Tirane, me nr. tel. +35542431078.

Inspektoriati i Keshillit te Larte te Drejtesise, me seli: Bulevardi “Zogu I”, Tirane, me nr. tel +35542280804, me adrese e-mail: kontakt@kld.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me seli qendrore: Rruga Kavajes, ish-godina e “Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve”, Tirane, me adrese e-mail: info@kpk.al.

Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave, me seli qendrore: Rruga “Reshit Collaku”, Tirane, me nr. tel. +35542259461 dhe adrese e-mail: info@hidaa.gov.al.

Ambasadës Amerikane Rruga Stavro Vinjau, 14,Tirana, Albania Telefon: +(355) 4 2247 285 Fax: + (355) 4 2232 222.