Site icon

1 ditë para ditëlindjes, ndërron jetë babai i ish-komandatit të UÇK Kadri Veseli

Fazli Veseli, babai i politikanit kosovar dhe njëherësh ish-komandant i UÇK-së Kadri Veseli, ka ndërruar jetë. Lajmin e japin mediat kosovare dhe zyrtarë të partisë ku aderonte Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës.

Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”,

Pak muaj më parë Fazli Veseli u shtrua në spital në Kosovë pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Shkak padyshim ishte dhe dërgimi i të birit, Kadri Veselit, në Dhomat e Specializuara në Hagë si i akuzuar për krime lufte.

Ish-komandati i UÇK-së mori leje nga Haga dhe vizitoi të atin, e më pas u rikthye sërish. Fazli Veseli ka ndërruar jetë një ditë para ditës së tij të lindjes, 8 korrikut. Ai do të bënte 94 vjeç.

Exit mobile version