Site icon

30-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Dikur njiheshit si Koreja e Veriut të Evropës..

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur për 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Në pritjen e bërë nga Ministria e Jashtme në kuadër të këtij rasti, Yuri Kim tha se Shqipëria dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, por sot jemi shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA-së.

“Sot shënojmë një moment shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjes me SHBA dhe BE-së. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor. Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA, 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht. Është një kënaqësi të shihja ekspozitën parë se si i vendosëm marrëdhëniet demokratike dhe kemi qenë kaq të kënaqur që mirëpritëm Shqipërinë dhe presim ditën kur ju të integroheni në BE-së.

Jemi duke transformuar pranin e USAID në atë që është përcaktuar më shumë nga partneriteti. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme, si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe ne jemi krenar që t’ju mbështesin. Shqipëria ka bërë përparësi të reformave, s’ka qenë e lehtë, por ju keni bërë punën e madhe. Presim me kënaqësi që t’ju mbështesin, angazhimi ynë mishërohet në aleancën e NATO-S”,- tha Yuri Kim.

Exit mobile version