45 punonjës policie janë arrestuar gjatë vitit të kaluar, të akuzuar për korrupsion dhe për shpërdorim detyre, krahasuar me vitin paraardhës, kur në pranga janë vendosur 63 efektivë të shtetit.

TË ARRESTUAR

2020 – 45 punonjës policie

2019 – 63 punonjës policie

Sa i përket procedimeve penale, sërish këtë vit ka pasur më pak se në 2019 kur janë regjistruar 141 të tilla, por nga analiza e bërë nga SHÇBA, vlerësohet se ndikim mund të ketë edhe mbyllja për disa muaj, e gjitha për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por kush i denoncon efektivët e Policisë? Pranë SHÇBA-së, qytetarët ankohen për shërbimet e efektivëve, duke i akuzuar kreysisht për vendosje të gjobave abuzive apo rasteve të ryshfeteve.

PROCEDIME PENALE

2020 – 101 procedime penale 2019 – 141 procedime penale

2020 – 171 efektivë të proceduar 2019 – 287 efektivë të proceduar

2020 – 66 drejtues të parë 2019 – 87 drejtues të parë

2020 – 104 nivel zbatues 2019 – 197 nivel zbatues

ANKESAT E QYTETARËVE

22 – Ankesa për korrupsion

110 – Ankesa për shpërdorim detyre