Site icon

A duhet të jepte dorëheqja Basha pas humbjes, Berisha “zihet” ngushtë : Unë…

Ish- kryeministri Sali Berisha në një intervistë televizive në PolitikOn ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve për herë të dytë. Berisha u shpreh se është një zgjedhje individuale.

“Kjo është çështja e individit, por kjo pyetje nuk mund t’i bëhet dikujt që e ka dhënë dorëheqjen. Për mua shekullin e shqiptarëve e përmbys droga, krimi dhe pazaret me territoret. Kur e shndërron vendin në delen e zezë duke e quajtur Shqipërinë narko-shtet dhe qendër të krimit Evropian, aq sa kërkojnë heqjen e vizave. Koha ecën pas dhe para.

Unë nuk preferoj asnjë kandidat dhe u bëj thirrje demokratëve që të bëjnë gjithçka për dinjitetin e kësaj gare sepse është në interesin më të mirë të PD-së që të dalë faqebardhë. Unë nuk ndërhyj për asnjë kandidat”, tha ai.
Exit mobile version