Site icon

A është Shqipëria një ferr për popullsinë e saj? Kryeministri Rama jep përgjigjen: Njerëzit ikin nga Shqipëria për….

Kryeministri Edi Rama në intervistën për televizionin francez TV5Monde është pyetur gjithashtu nëse Shqipëria në një farë mënyre është një ferr për popullsinë e saj.

Pyetje: A nuk është Shqipëria në një farë mënyre një ferr për popullsinë e saj, pasi ka një eksod në masë, pasi shqiptarët largohen drejt Francës, largohen drejt Zvicrës, a nuk ka një kontradiktë?

Edi Rama: Jo, sepse së pari, në të gjitha vendet e Lindjes, qofshin vende anëtare të Bashkimit Evropian, qofshin vende kandidate të Bashkimit Evropian, ka pasur një lëvizje masive të njerëzve drejt Perëndimit, dhe nëse për ata që janë anëtarë, bëhet fjalë për lëvizje brenda një perimetri tregu të lirë të punës, për shqiptarët dhe të tjerët bëhet fjalë për një lëvizje që nuk është vërtet e lirë. Është një lëvizje e lidhur sigurisht me çështje ekonomike, por është e lidhur gjithashtu me rrjete të emigracionit të paligjshëm. Thënë kjo këtu nuk ka aspak kontradiktë, sepse ne jemi një vend mikpritës, i kemi pritur gjithmonë njerëzit në nevojë dhe do ta bëjmë gjithmonë.

Exit mobile version