Site icon

A ka gisht Xhon Pajo në vrasjen e dy shtetasve grekë? Zbulohen detajet nga dosja hetimore

Mediat greke kanë raportuar detaje të reja nga dosja hetimore e zbulimit të një grupi prej 7 personash, të dyshuar secili veç e veç në episode të ndryshme e shpesh në bashkëpunim për të paktën 3 vrasje, 3 tentativa vrasje dhe vepra të tjera kriminale ndaj pronës.

Mes personave të dyshuar është edhe 26-vjeçari nga Poshnja e Dimalit, Xhonatan Pajo, i cili ndodhet i arrestuar në Mal të Zi si i dyshuar se do të vriste anëtarin e një klani të njohur kriminal. Ditën e sotme u publikuan detaje se Paja, në kuadër te grupit të zbuluar në Greqi, dyshohet i përfshirë në ngjarjen e datës 16.06.2023, ku 9 persona i vunë zjarrin 23 makinerive të prodhimit të duhanit të një kompanie.

Gjatë orëve te fundit, është zbuluar përmes dosjes hetimore se shqiptari rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis në qershor 2023.

“Në qershor 2023, Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis u vranë në Koridallos. I pari konsiderohej një emër i fuqishëm dhe i dyti punonte në ruajtjen e Skaftouros. Autorët kanë përdorur dy makina dhe një motor. Pas arratisjes së tyre dyshohet se kanë ndërruar automjete, njëra prej të cilave është gjetur e djegur në Skaramangas. Në të njëjtën natë në zonën ku u gjet e djegur makina e sulmuesve, janë aktivizuar celularë specifikë, mes tyre një numër që i ngarkohet një shqiptari, i cili aktualisht është i burgosur në Mal të Zi”- thuhet në dosje.

Kujtojmë që pas arrestimit në Mal të Zi në tetor 2023, në banesën e Pajos në Dimal është ushtruar kontroll edhe nga policia shqiptare por rezultatet e tij nuk janë bërë publike.

Exit mobile version