Kreu i shoqatës së shqiptarëve në Greqi, Etmond Guri dha një deklaratë në një emision televiziv për përplasjen e dy trenave në Greqi, duke thënë se nuk dihet nëse ka shqiptarë të përfshirë.
Kreu i shoqatës së shqiptarëve në Greqi, Etmond Guri dha një deklaratë në një emision televiziv për përplasjen e dy trenave në Greqi, duke thënë se nuk dihet nëse ka shqiptarë të përfshirë.
Guri tha në emisionin “Panorama e Mëngjesit” se të dhënat janë të kufizuara pasi ekipet e shpëtimit janë ende në vendngjarje, por nisur nga numri i madh i shqiptarëve në Greqi, u shpreh se ka rezerva.
“Akuzohen autoritet greke për neglizhencë, treni bënte linjën Athinë Selanik, uroj të mos të ketë shqiptarë të dhënat janë shumë të kufizuara sepse ekipet e kërkim shpëtimit janë në vendngjarje dhe më pas do të kemi informacion po duke pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, shpreh rezervat e mia.
Pasagjerët nuk janë nga Larisa, pjesa me e madhe janë studentë që jetojnë në Selanik dhe udhëtojnë nga Athina, janë të rinj nën moshën 30 vjeç. Duke iu referuar dëshmive të pasagjerëve, përplasja e trenave ka qenë e ashpër sepse dy vagonët e parë janë shkatërruar totalisht, tre vagonat e trenit tregtar janë dëmtuar totalisht ka qenë përplasjeve e dy trenave me shpejtësi shumë të lartë. Në panik e sipër shumë pasagjerë tentonin për të shpëtuar nga dritaret. Kemi gatishmëri të plotë të spitaleve në zonën ku ndodhi aksidenti kemi një angazhim të madh të zjarrëfikëseve. Ndërkohë është informuar që vetë kryeministri është shumë pranë. 350 persona sipas biletave kanë qenë aty, janë 66 të dëmtuar, 2 në gjendje kritike për jetën”, u shpreh Guri.

