Site icon

A po përçahet PD nga lëvizja e Berishës? Basha: Kemi vetëm një armik

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në Durrës në kuadër të nismës së tij brenda PD-së të ashtuquajtur “Foltore” për të zhbërë vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi parlamentar.Por a po përçahet PD me lëvizjet që po zhvillon në bazë lideri historik i së djathtës shqiptare? Kësaj pyetje, lideri aktual i demokratëve iu përgjigj shkurt duke thënë se opozita ka vetëm një armik.“PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarët, armiku i vetëm është regjimi i instaluar dhunshëm në 25 Prill” tha Basha pas takimit me ambasadoren Urzsula Gaçek dhe 2 përfaqësues të tjerë që kanë qenë drejtues të misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.Pas Tiranës, Fierit dhe Vlorës, Sali Berisha sonte në orën 18:00 do të takojë demokratët në Durrës. Ai është shprehur i vendosur për të vijuar takimet në bazë me qëllimin mbledhjen e firmave për të thirrur forumet e partisë për të rrëzuar vendimin e përjashtimit nga grupi, që sipas ish-kryeministrit është nul.

Exit mobile version