Gjatë faljes së tij, 30-vjeçari përsëriti me detaje ç’ndodhi natën e vrasjes duke ia atribuuar gjithçka problemeve që ka me shëndetin mendor. Avokati i tij, Giannis Vlachos, këmbëngul tek diagnoza e klientit të tij.

“Ai ka nevojë për shtrim në spital, trajtim dhe monitorim,”-tha ai, duke shtuar se klienti i tij merrte ilaçe për çrregullimin bipolar që prej vitit 2015 dhe se gjithçka ishte e faktuar nga mjekët, para dhe pas ngjarjes.