Site icon

Aksident tragjik në Itali/ VDES në vend një 38-vjeçar shqiptar, përfundon në korsinë tjetër nga përplasja e fortë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në provincën e Vicenza të Italisë.Bëhet me dije sipas mediave fqinje, se viktimë ka mbetur një 38-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit momentalisht nuk bëhet i ditur.Nga të dhënat paraprake, viktima mësohet se udhëtonte me motor kur në rrethana ende të paqarta i ra nga pas një automjeti. Nga përplasja shqiptari përfundoi në korsinë tjetër të rrugës ku u godit nga një tjetër makinë, që nuk arriti të ndalonte në kohë.Shqiptari mësohet se humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Exit mobile version