Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka ndërruar jetë, pasi pak minuta më parë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues.
Automjeti po udhëtonte në aksin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë, ndërsa drejtuesi i mjetit u transportua fillimisht me autoambulancë në spital.
Sipas mjekëve të spitalit drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e traumës në kryeqytet.

