Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar sot aksionin e SPAK ndërsa u lëshuan më shumë se 10 urdhër-arreste si dhe drejtues të lartë të policive në rrethe të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorë në organizata kriminale të grupeve të trafikut të drogës dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.
Llabani tha se kemi të bëjmë me shpërdorim detyre të zyrtarëve të lartë policor në rrethin e Tiranës dhe të Korçës.
“ Paskemi pasur drogë në duart e trafikantëve. Dhe kemi edhe disa masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Tiranës, dhe të tjera hetime prape më shpërdorim detyre të punonjësve te policisë për rrethin Tiranë dhe Korçë. Kemi skaje gjeografikisht të kundërta, kemi Matin dhe Korçën, ku drejtues të lartë kanë bashkëpunuar me transporte. Në Mat kemi të bëjmë me punonjës policie të cilët kanë ndihmuar grupe të caktuara kriminale në trafikimin edhe të qenieve njerëzore, bëhet fjalë për shtetas sirian dhe ndihma ndaj tyre për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE. Ky është një hetim i cili ka mëse një vit më shumë se një vit, dhe vetëm sot jemi njoftuar për arrestime”.