Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka publikuar disa foto në rrjetin social Twitter ku shfaqet në prani të Bujar Qamilit dhe Valbona Memës në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore, Fitnete Rexha. Koncerti u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baltetit.
POSTIMI:
Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!

