Site icon

Ambasadorja Yuri Kim takon një njeri special për të, publikon foton mes puthjeve e përqafimeve (FOTO)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur tepër e lumtur nga takimi që ka pasur me sopranon shqiptare Ermonela Jaho. Diplomatja amerikane ka postuar disa foto në Instagram ku tregon se fokusi i bisedës së tyre ishte muzika dhe mbi të gjitha fuqia e shpresës dhe dashurisë.

Postimi i Yuri Kim:

“Takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht.

Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela dhe mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan Kim në postimin e saj.

Exit mobile version