Site icon

Ambasadorja Yuri Kim thirrje urgjente qeverisë: Ndërmerr veprime reale…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar pak më parë një takim ‘kokë më kokë’ me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Me anë të një statusi në rrjetin social Kim shkruan se gjatë takimit është diskutuar në lidhje me korrupsionin dhe luftën pa kompromis ndaj tij.

“Unë pata një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, të cilit i theksova vullnetin e SHBA-ve në mbrojtje të demokracisë dhe të të biznesit. Gjithashtu nënvizova faktin që SHBA-të e kanë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit, dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur.

Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara.

Exit mobile version