Dy të rinj francezë janë arrestuar nga policia në portin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre është zbuluar një sasi kanabisi dhe kokaine.Të arrestuarit janë C.B. 19 vjeçe dhe K. C. 30 vjeç.Drogën, kanabis në formë çokollate dhe kokainë e kishin fshehur në makinën tip “Peugeot”.Policia dhe prokuroria e Durrësit janë duke hetuar për lidhjet e dy francezëve me shqiptarë për të zbërthyer rrjetin e trafikut të drogës.
Arrestohen në Durrës dy francezë me kanabis “çokollatë” dhe kokainë
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2021/09/policia-pogradec-600x330-1.jpg)