Site icon

Atentat i dështuar apo inskenim? Gjykata e Elbasanit merr nesër vendimin ndaj Arben Spahiut dhe Arsen Preçit, ja çfarë pritet

Gjykata e Elbasanit do të vendosë nesër për masën e sigurisë ndaj shtetasve Arben Spahiu dhe Arsen Preçit, të arrestuar disa ditë më parë pas gjetjes së një makine “BMW X6”, brenda së cilës u zbuluan 3 kallashnikovë.

Shumë pranë vendngjarjes u gjet dhe një çantë dore, brenda së cilës kishte një kartë identiteti greke, e dyshuar si e falsifikuar. Karta e identitetit kishte foton e Arben Spahiut. Brenda çantës gjithashtu u gjet edhe çelësi i makinës dhe një pistoletë.

Pak pas gjetjes së makinës dhe çantës së dorës, policia bëri të mundur arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit. Në momentin e arrestimit, atyre nuk iu është gjetur asgjë e kundraligjshme.

Duke u nisur nga të dhënat e para, grupi hetimor hodhi dyshime për organizimin e një atentati të mundshëm ndaj shtetasit Elton Kila, i njohur ndryshe si “Oti i Elbasanit”. Por policia dhe prokuroria po ndjekin një tjetër pistë hetimi.

Ka dyshime se e gjithë ngjarja mund të jetë inskenuar për të futur në kurth shtetasin Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt.

Exit mobile version