Site icon

“Baba i dy fëmijëve, nuk ka ngushëllim që e shuan dhembjen”/ Artan Hoxha i pikëlluar pas vrasjes së Saimir Hoxhës

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook për ekzekutimin e oficerit të Policisë në Lezhe, Saimir Hoxha.

Gazetari shkruan se nuk ka ngushëllim që e shuan dhimbjen për familjen e Saimirit dhe bën thirrje që të mos çohet dëm sakrifica, jeta dhe gjaku i këtyre burrave që kanë rënë në krye të detyrës nga plumbat e krimit.

“Humbja e jetes se nje punonjesi policie, baba i dy femijeve, ishte e tepert..

Nuk ka ngushellim qe e shuan dhimbjen per familjen e Saimir Hoxhes, per miqte, shoket apo koleget e tij…

Nje YLL tjeter, i shtohet memorialit te zi, te “Deshmoreve te Atdheut” nga radhet e Policise se Shtetit….

Mos e çoni dem, sakrificen, jeten dhe gjakun, e ketyre burrave rene ne krye te detyres nga plumbat e krimit…”, shkruan Artan Hoxha.

Exit mobile version