Site icon

Babai plagos djalin e tij në Fushë-Arrëz, 19-vjeçari niset me urgjencë në spital

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme nga babai i tij në Fushë-Arrëz.

Bëhet me dije se 19-vjeçari është identifikuar si Oltion Mardodaj, teksa personi që e ka plagosur ka qenë babai i tij Anton Mardodaj.

Sipas informacioneve të deri tanishme sherri ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku dhe ka marr mjekimin nga mjekët.

Deri më tani gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, teksa policia po vijon hetimet për rastin.

Exit mobile version