Bashkia Shkodër në një postim në rrjetin social facebook, njoftuan mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër.
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 05.02.2021, paradite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.59 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 3 cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.88 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 1 cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10 cm.
Ja njoftimi I plotë I Bashkisë Shkodër:
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 3605 Ha
- Tokë e pakultivuar 735 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 2575 Ha
- Grurë 160 Ha
- Bimë Dekorative 92 Ha
- Pemtore 40 Ha
- Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm.
- Në fshatin Obot ka prezence uji në oborre 100cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Rruga e Goricës ka presence uji rreth 30 cm mbi sipërfaqe
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
- Grurë 45 Ha
- Pemtore 35 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Serra 3 Ha
- Shtëpi të përmbytura 2
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 -2.5m.
9.Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1500 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish I Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 310 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1010 Ha
- Grurë 95 Ha
- Bimë dekorative 85 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm
- 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
- Ka prezencë uji 20 cm në rrugen Belaj- Pentar.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
- Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- Te pakultivuara 40 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 200 Ha
- Grurë 20 Ha
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
- Tokë e pakultivuar 135 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 355 Ha
- Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.