Site icon

Berisha “non grata” nga SHBA, vjen reagimi nga PS

Pas vendimit të DASH për të shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij për akuzën e korrupsionit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla mbështet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përshëndes vendimin e Shteteve të Bashkura të Amerikës ndaj Sali Berishës:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Exit mobile version