Site icon

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të shitjes së karburanteve për periudhën 26 mars-1 prill

Bordi i Transparencës ka vendosur të premten çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Çmimi i naftës nga sot deri në datën 1 prill do të jetë 245 lekë/litri.

“Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë”, thekson Bordi i Transparencës.

NJOFTIMI I PLOTE

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Exit mobile version