Site icon

Caktohet DATA dhe VENDI/ Ja kur do mbahet mbledhja e radhës e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Mbledhja e ardhshme e dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të zhvillohet në 14 Qershor në Gjakovë.Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat bëhet me dija se mbledhja e nëntë e dy qeverive shqiptare do të zhvillohet këtë herë në Kosovë në qytetin e Gjakovës.Në qendër të kësaj mbledhje do të jenë përpjekjet për të përparuar me bashkëpunimin mes dy shteteve të të njëjtës kombësi.

“Ditën e mërkurë, më 14.06.2023, në Gjakovë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Mbledhja e parë e dy qeverive është zhvilluar më 11 Janar 2014  e deri më tani janë firmosur dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi.

 

Exit mobile version