Site icon

Çështja Bechetti/ Bardhi thirrje urgjente: Rama dhe përgjegjësit e dëmit 20 milionë euro, të shkojnë përpara drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka dalë me një postim në rrjetin social Facebook, ku kërkon nga  organet e drejtësisë së Shqipërisë dhe veçanërisht nga SPAK, që të hetojë përgjegjësinë penale  të të gjithë atyre që me luftën personale ndaj biznesmenit Bechetti i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 120 milionë euro.

Postimi i plotë:

Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.

Dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Në 8 prill 2021, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen Becchetti. Faktet dhe provat janë të mjaftueshme që drejtësia  të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare.

Exit mobile version