Site icon

Çfarë ndodhi?! Policia aksion “blic” në Tiranë, 11 të arrestuar në zonën e Kombinatit, një në kërkim

11 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në zonën e Kombinatit, pasi u kapën duke organizuar lojëra fati në dy lokale, si dhe duke poseduar lëndë narkotike kokainë.Policia raporton se është shpallur në kërkim njëri prej pronarëve të lokaleve, 23 vjeçari me iniciale L. S., i cili kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, disa prej të cilëve shërbenin për vendosjen e basteve sportive online, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Game over”.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në 2 lokale në zonën e Kombinatit, si dhe duke poseduar lëndë narkotike kokainë.

Shpallet në kërkim pronari i njërit prej lokaleve, i cili kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, disa prej të cilëve shërbenin për vendosjen e basteve sportive online, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pranori i një prej lokaleve, 23-vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Exit mobile version