Kosova ka dalë me një vendim të ri për sa i përket sanksioneve ndaj grupit të mercenarëve rus Wanger, duke i përshtatur ato me vendimin e SHBA-së.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky grup mercenarësh, po “kërcënon dhe minon” sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Qeveria miratoi plotësimin e vendimit të 16 majit të vitit 2022, që parashihte sanksione ndaj Wagner-it bazuar në një vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian.