Site icon

Çfarë po ndodh? Nis protesta para Prokurorisë së Tiranës

Shoqëria Civile ka protestuar këtë pasdite para Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me vdekjen e 22 vjeçares nga Kenia, Joy Aoko,  e cila u dhunua për vdekje nga persona të paidentifikuar në muajin gusht në Tiranë.

Protestuesit kërkuan drejtësi për vajzën e cila erdhi të punojë në Shqipëri, por fatkeqësisht gjeti vdekjen.

“Drejtësi për Joy-in”, “drejtësi për Joy-in”, “ne duam drejtësi për gratë” ishin thirrjet e tyre, ndërsa në një moment protestuesit hodhën bojë të kuqe në murin e godinës së Prokurorisë.

Exit mobile version