Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e ish kryeministrit Sali Berisha.
Takimi mes tyre vjen dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe pas deklaratave të ish-kreut të qeverisë për nisjen e protestave në vend.Opozita paralajmëroi shqiptarët se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Ftoj qytetarët të ngrihen kundër këtij regjimi”, deklaroi Berisha një ditë më parë teksa akuzoi PS-në se i manipuloi zgjedhjet në Rrogozhinë.
Kujtojmë se pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë, Edion Memolla u rikonfirmua në krye të bashkisë duke marrë mbi 1700 vota më shumë se kandidati i “Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha.
Rama uroi Memollën, ndërsa Berisha u shpreh se Hoxhës iu rrëmbye fitorja.

