Site icon

David Cameron vizitë në Kosovë, Basha: Dërgoi mesazhe paqeje dhe stabiliteti për rajonin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social “X” ka reaguar pas vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik David Cameron në Kosovë, duke u shprehur se ky i fundit dërgoi mesazhe paqeje dhe stabiliteti për Kosovën dhe rajonin.

Ai u shpreh mirënjohës për rolin jetësor që Britania luan përkrahë NATO-s në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Basha theksoi se shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë krahë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar.

Reagimi i Bashës:

Faleminderit David Cameron për vizitën kuptimplote të fillimit të vitit në Republikën e Kosovës dhe mesazhet e qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin. Mirënjohës për rolin jetik që luan MB së bashku me NATO-n në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe investimin në një të ardhme më të mirë për të gjithë popujt tanë.

Shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë pranë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar!

Exit mobile version