Site icon

Denoncimi/ Oligarku që rriti çmimin e vajit, Ilir Linza, financoi fushatën e deputetit të PS

Ilir Linza është biznesmeni i cili duke shfrytëzuar panikun e qytetarëve, amullinë dhe luftën e pakuptimë në Ukrainë, dyfishoi çmimin e vajit.

Nga 145 lekë që ishte 6 javë më parë, sot një litër vaj ‘Floriol’ në markete kushton rreth 345 lekë/litri (ose 3 mijë e 450 lekë të vjetra).

Ilir Linza është pronar me 50% të aksioneve të kompanisë ‘ERBIRON’, e cila tregton prej vitesh vajin ‘Floriol’, duke e importuar nga Hungaria. Administrator i kompanisë është Agim Ferra, i cili ka edhe 12.5% të aksioneve.

Pronarët e tjerë janë Ardian Ferra me 25% të aksioneve dhe Vjollca Ferra me 12.5% të aksioneve.

Edhe pse ccmimi i vajit u rrit në mënyrë abuzive, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ndëshkoi biznesmenin Ilir Linza.

Sot çmimi i vajit në treg mbetet i pandryshuar, madje edhe i vulosur nga Bordi i Transparencës. Ndërsa matrapazët e pashpirt vijojnë të shtojnë milionat e pasurive të tyre.

Dritëhijet e Ilir Linzës
Por kush është oligarku i vajit Ilir Linza?

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Lupa.al zbërthen figurën e tij si njeri i kompromentuar dhe me lidhje politike me PS.

Ilir Linza, në zgjedhjet e fundit Parlamentare, ka sponsorizuar deputetin socialist, Eduard Shalsi.

Linza ka hedhur miliona lekë në fushatë, ndërsa ka dyshime se është i përfshirë edhe në shitblerje votash.

Në këmbim të financimit të fushatës, Shalsi e ka bërë Ilir Linzën partner në ndërtimin e një kompleksi gjigant pas ‘Cassa Italia’, te kthesa e Kamzës.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, Ilir Linza njihet si njeri i korruptuar kokë e këmbë.

Di gjë SPAK për këtë? Ka nisur ndonjë hetim për qindra akuza në ngarkim të oligarkut të vajit?

Nëse nuk e bën SPAK, do ta bëjmë ne, në vazhdim…

Kaq për sot…!

Exit mobile version