Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas.ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.
Dhuna barbare me shkopinj bejsbolli, Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën për Rrajat, para gjykatës për plagosje të lehtë
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/09/Rraja-2.jpg)