Site icon

Dhunimi barbar i 22-vjeçares keniane, protestë përpara Prokurorisë së Tiranës: Të zbardhet ngjarja dhe të dënohen përgjegjësit

Disa qytetarë kanë dalë në protest për vdekjen e 22-vjeçares keniane në Shqipëri, Joy Ayoko.

Dhjetra qytetarë janë mbledhur përpara prokurorisë së Tiranës, ku kërkojnë drejtësi për vdekjen e të resë keniane.

Siç shihet nga pamjet, madje një prej protestuesve ka hedhur një bojë të kuqe në hyrje të Prokurorisë së Tiranës.

“Jemi mbledhur për herë të dytë për rastin e Joy një shtetase keniane qe për fat të keq u nda nga jeta në shkurt të këtij viti, rasti ishte mbajtur i fshehur nga policia dhe nuk janë ndërmarra hapat ligjore për hetimin dhe vënien para drejtësisë për autorin. Kërkojmë hetime transparente dhe ndjekje penale për personat e përfshirë.

Për të parën herë duhet të ndërmarrin hapa për të sigurua që jeta në Shqipëri vlen, gratë sot nuk janë të mbrojtura as në shtëpi apo në vendet e punës, dhuna j godet kudo dhe shteti bëhet palë duke mos sigurr mbrojte apo mos vendosur drejtësi. Keni shpresë se do të zbardhet? Nuk është herë e parë që protestojë dhe do ti shkojnë deri në fund” – tha një prej protestuesve.

Exit mobile version