Polici kufitar Dragan Shqekiç foli për ngjarjen e ndodhur në mes të janarit, duke thënë: “Kam humbur Toruanin”, atë ditë për shkak të mospërfilljes së vazhdueshme të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë shtetasit shqiptar.
Sipas informacioneve të medias malazeze “Vijesti”, Shqekiq dhe Boljevi?, pas seancës në Prokurorinë e Ulqinit, janë liruar nga burgu dhe hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në gjendje të lirë.
Gjatë seancës në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para atij objekti, në mbështetje të dy policëve kufitar.
Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës së Policisë, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.
“Është sekuestruar video materiali i regjistruar nga video survejimi i vendosur në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe me bashkëpunim policor ndërkombëtar jemi në pritje të një deklarate për ngjarjen nga shtetasit e Shqipërisë. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjellja e kundërligjshme e zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë”, thotë MPB e Malit të Zi.