Site icon

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”/18-vjeçari panikos qytetarët në Golem

Një 18-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke ngjallur panik në Golem pasi thërriste me autoparlant: Dilni jashtë, tërmet 8 ballë.

NJOFTIMI:

Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version