Site icon

Dosja e Çapjave / Dëshmia në SPAK e Elvin Korbit që i dha makinën me qera Bardhit dhe Jorgo Lekut para vrasjes së babë e bir Nezar e Gentian Beqirit

Ka vijuar me dëshmitarë të tjerë procesi gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e posaçme, kundër katër të pandehurve, Ervis Bardhi, Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani, për për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012. I akuzuar është edhe Florenc Çapja, por që është arratisur në Dubai.

Në seancën e rradhës është paraqitur për të dëshmuar një tregtar makinash në Tiranë, i cili quhet Elvin Korbi.

Ky i fundit i ka treguar trupit gjykues së prej disa vitesh ushtron aktivitet tregtar në fushën e tregtimit dhe dhënies me qera të automjeteve të ndryshme.

Korbi operon me një zyrë në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë, dhe sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, në vitin 2012 ai u ka dhënë një makinë me qera dy personave të pandehur, Ervis Bardhi dhe Jorgo Leku.

Makina i është dhënë me qera nga kompania e Korbit para se të vritej Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan.

Sipas rëfimit të bashkëpuntorit të prokurorisë në këtë proces, Ervis Bardhi, makina është përdorur me qëllim lëvizjen e tyre rreth pallatit ku banonte familja Beqiri dhe vende të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan.

Emri i Elvin Korbit si dëshmitar ka dalë pikërisht nga dëshmia e Ervis Bardhit, i cili u ka thënë policisë se para se të kryenin vrasjen, kishin marë një makinë me qëra, me të cilën gjatë periudhës së përdorimit ishin gjobitur disa herë.

Vetë Korbi në dëshminë e tij para gjykatës së posaçme dhe SPAK, ka shtuar se nuk ishte në gjëndje të kujtonte se kujt i kishte dhënë makinë me qëra, për shkak se kishin kaluar disa vite nga momenti i dhënies së makinës.

Mësohet se Korbi ka pretenduar para gjykatës se nuk e kishte parë ndonjëherë në dyqanin e tij, të pandehurin Ervis Bardhi.

Në fakt ka qënë vetë Ervis Bardhi, ai që ka çuar policinë dhe prokurorinë e Elbasanit, pikërisht në biznesin e Elvin Korbit në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë.

Sipas prokurorisë, Korbi ka njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan në Elbasan. Kjo njohje është faktuar dhe gjatë arrestimit të Florenc Çapjas në muajin qershor 2019, gjatë operacionit “Krasta”, ku bashkë me Florencin në polici mësohet të jetë shoqëruar dhe Elvin Korbi.

Ky i fundit pasi është marë në pyetje, u lirua pasi nuk rezultonte i implikuar në veprimtari të kundraligjshme.

Në seancën e radhës ishte planifikuar dhe pyetja e dy dëshmitarëve të tjerë, por për shkak të mungesës së tyre, gjyqi u shty për të mërkurën e ardhshme.

Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi, është marë disa herë në pyetje nga prokuroria, duke treguar dinamikën e vrasjes së babë e bir dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë, Ardian dhe Florenc Çapja, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

Hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij.

Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

Exit mobile version