Fjolla ishte e shpallur në kërkim ndërkomëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për “trafikim të armëve”. Ajo u shpall në kërkim më 21 prill 2021, ku një muaj më pas Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve”.

Arrestimi i Morinës u bë në shtator të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi asaj në çantë iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Bashkë me këngëtaren u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin Fjolla u martua në Maldive gjatë periudhës kur ishte në kërkim nga Interpol.