Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos emërimin e dy prokurorëve Adnan Xholi dhe Dorina Bejko në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Deri tani ishin 15 prokurorë në këtë strukturë, ndërsa tashmë SPAK do të ketë 17. Dy prokurorët sot ishin në seancën e intervistimit dhe në përfundim KLP renditi Adnan Xholin me 183 pikë dhe Dorina Bejkon me 180 pikë.