Site icon

E RËNDË në Berat/ 45-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 45-vjeçare i ka dhënë fund jetës me fostoksinë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se viktima me iniciale F.B., ka ndërmarrë aktin në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit.

Gjithashtu mësohet se ajo është dërguar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Exit mobile version