Site icon

E RËNDË/ Rumuni ‘masakron’ me thikë 44-vjeçaren shqiptare në Greqi, e qëllon në shpinë, këmbë…

Një 44-vjeçare shqiptare është në gjendje të rëndë në Greqi, pasi partneri i saj rumun e qëlloi disa herë me thikë.Ngjarja ka ndodhur në Athinë, në lagjen Patisia, ku gjatë një konflikti mes tyre, rumuni e ka goditur

shqiptaren në shpinë, këmbë dhe krahë. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre, teksa policia ka nisur hetimet. Sipas mediave greke, shqiptarja është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Shqiptarja dhe shtetasi rumun bashkëjetonin prej disa kohësh së bashku teksa ishin në një lidhje.

Exit mobile version