Në qytetin e Elbasanit qytetarët kanë probleme me pastrimin e mbeturinave në lagjen Çlirimi.
Banorët e kësaj lagje janë shumë të shqetësuar pasi po bëhen dy javë që kur nuk janë pastruar mbeturinat e asaj zone. Ajri është shumë i ndotur dhe nuk kalon dot aty shprehen banorët .
Koshat që janë të vendosur aty nuk marrin më pasi janë të tejmbushur. Por shqetësimi më i madh është që deri më sot asnjë nuk është ngritur të marri masa për këtë situatë të krijuar në këtë lagje.