Site icon

EMRI/ 26-vjeçari kanos me kallashnikov kushëririn e tij, DETAJE nga sherri, Policia sekuestron…

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij.Policia sqaron se i riu ka qëlluar me kallashnikov në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.Në kuadër të operacionit “Kalibri”, policia bëri të mundur arrestimin e të riut, shtetasin Euron Balla.

Njoftimi i Policisë: Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak.

Qëlloi me kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Jube, Durrës, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, me qëllim arrestimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalibri”, u kap dhe u arrestua shtetasi Euron Balla, 26 vjeç, banues në fshatin Jubë, Durrës.

Shtetasi Euron Balla. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, shtetasin, 63 vjeç, me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta.

Arma e zjarrit kallashnikov që posedohej pa leje nga 26-vjeçari, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak, u gjetën nga Policia dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Exit mobile version