Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi më datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.
I riu Lorenc Kellici akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

