Tre ushtarakët e repartit të “Zall Herrit” janë lënë në burg ditën e sotme, nën akuzë për kultivimin e 125 bimëve të kanabisit që u gjetën aty.Para gjykatës, Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda kanë mohuar akuzat, teksa janë shprehur se është e pamundur që të kontrollohej plotësish një tokë prej 140 hektarësh. Ata deklaruan se se kishin lajmëruar eprorët e tyre për territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar.Kemi 20 vite në shërbim, nuk kemi kryer asnjë shpërdorim. Është e pamundur të kontrollohen 140 hektarë tokë. I kemi informuar epororët për terenin e vështirë. Kemi kërkuar dhe pajisje logjistike por nuk na i kanë vënë në shërbim”- janë shprehur ata.
“Është e pamundur, informuam dhe eprorët…”/ Çfarë deklaruan para gjykatës ushtarakët e “Zall Herrit”
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/08/640-0-64d0b75b4b10f.jpeg)