Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë ne Verona per forcimi e bashkëpunimit në menaxhimin e mbetjeve. Veliaj eshte shprehur i lumtur për këtë partneritet të ri, në një kohë kur kompanisë publike të menaxhimit të mbetjeve në Tiranë i shtohet një territor më i madh pas heqjes së licencës së subjektit qe pastronte një prej zonave më problematike.
Duke qenë se sot kishim një takim të marrëdhënieve tona të menaxhimit të këtyre shërbimeve, sidomos të pastrimit të Tiranës, dyfishimin e territorit që tani do të pastrojë “Eco Tirana”, kisha kënaqësinë që të takoja kryetarin e Bashkisë e ta ftoj të vizitojë Tiranën edhe për faktin që jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe Viçenca”
Veliaj eshte ndalur edhe në tregun e qytetit të Veronës, për të cilën tha se do jetë pikë referimi për tregun e madh agroushqimor që Bashkia e Tiranës po hap në Farkë.