Një delfin rreth 500 kg është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjetër në Vlorë.Delfini me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjec i seksit mashkull dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga helikat.Ndërkohë që specialistët e zonave të mbrojtura kanë bërë matjet , pushues të shumtë janë kuriozë duke bërë dhe foto delfinit të ngordhur.
FOTO/ Gjendet delfini i ngordhur në plazhin e Vjetër të Vlorës! Dyshohet se u godit nga…
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/06/610-406-649167b063908.jpg)