Trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga dallgët e detit.
Gjendet një trup i pajetë në zonën e plazhit të ri në Vlorë.
Bëhet me dije nga burimet për media se viktima është një grua, rreth të 50-ve dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht. Trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga dallgët e detit teksa është identifikuar nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Policia ka mbërritur nën vendin e ngjarjes ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës.

