Site icon

Gledis Nano paralajmëron tjetër aksion të bujshëm: I kemi të gjitha kapacitetet për të goditur edhe këtë natyrë krimi….

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka paralajmëruar një tjetër aksion por këtë herë në lidhje me ‘krimin mjedisor’.

Nano tha se Policia e Shtetit, e cila zbulon ngjarje kriminale shumë të sofistikuara, i ka të gjitha kapacitetet për të gjurmuar dhe ndëshkuar edhe këtë natyrë krimi.

Aktualisht, tha ai strukturat vendore të policisë janë duke u angazhuar mbi disa plane masash, për mbrojtjen më të mirë të territorit, duke u ndalur tek ndërtimet pa leje, ndotjen e mjedisit apo dëmtimin e prerjen e pyjeve.

Exit mobile version