Site icon

Humbi jetën në lule të rinisë, pas kontaktit me rrymën elektrike në lavazhin e vëllait, të afërm e miq të përlotur për vdekjen e 20-vjeçarit në Tiranë

Aurel Muka është 20-vjeçari që humbi jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë.

20-vjeçari ishte duke punuar  në lavazhin e vëllait të tij, kur ra në kontakt me rrymën dhe është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Miqtë dhe të afërmit i kanë shprehu ngushëllime familjes si dhe i kanë dhënë lamtumirën 20-vjeçarit.

“Nuk gjenden fjalët po paska qenë e shkruar me shku para kohe . Zoti të pranoftë në mëshirën e tij.  Do na mungosh Vlla AUREL MUKA . Zoti ju dhënte saber të afërme dhe prindërve,” shkruan një mik në rrjetet sociale.

Në lidhje me lajmin e hidhur ka reaguar edhe minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Vllai jon musliman ike ne moshen me te bukur allahu te beft banor te xhenetit ??” shkruan Debreshi në rrjetet sociale.

 

 

Exit mobile version