Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë përsa i përket targave të automjeteve. Mësohet se vendimi është firmosur nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas këtij vendimi, është e detyrueshme që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme. Pajisja me këto targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.
Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.
Vendosja e këtyre targave në vende të dukshme është e detyrueshme për të gjithë shoferët e mjeteve para ose mbrapa mjetit.
Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.